Ndahet nga jeta vëllai i vogël i Sharon Stone!

Vëllai më i vogël i Sharon Stone, Patrick, fatkeqësisht është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare. Aktorja konfirmoi vdekjen e vëllait të saj të hënën në mbrëmje, teksa shpërndau një fotografi të tyre së bashku në Instagram.

“Përshëndetje të gjithëve. Ky mesazh konfirmon që po, ne kemi humbur Patrick Joseph Stone pas një arresti kardiak ditën e djeshme. Po ai ishte babai i Riverit që e humbëm vitin e kaluar, që ishte vetëm 11 muajsh”, shkroi ai.

Patrick Joseph Stone thuhet se ka vdekur të dielën herët në mëngjes në Pensilvani. Një përfaqësues i zyrës së mjekësisë ligjore tha se 57-vjeçari vdiq nga një arrest kardiak për shkak të sëmundjeve të zemrës. Është e paqartë nëse ai ishte shtruar në spital në momentin e vdekjes së tij.

Patrick duhet theksuar se dy vite më parë humbi djalin e tij, River. River ishte vetëm 11 muajsh kur u nda nga jeta në vitin 2021. Në atë kohë, Sharon njoftoi se organet e tij ishin dështuar.

I ndjeri ka lënë pas bashkëshorten, Tasha, djalin Hunter si dhe vajzën Kaylee. Rikujtojmë se në muajin nëntor Sharon Stone, la të tronditur ndjekësit e saj pasi bëri të ditur problemin e saj të fundit shëndetësor. Është një tumor që duhet hequr dhe ajo tregoi se si një diagnozë e gabuar e bëri atë të shkonte në spital dhe t’I nënshtrohej një operacioni që nuk duhet ta kishte bërë.