Ndahet nga jeta Princesha e Austrisë, për pak ditë festonte 32-vjetorin

Maria Singh ose Princesha Maria Galitzine, ka vdekur në mënyrë tragjike në moshën 31 vjeçare.

Vajza e Princit Piotr Galitzine dhe Princeshës Maria-Anna Galitzine, neé Archduchess e Austrisë, vdiq më 4 maj nga një “aneurizëm i papritur kardiak”.

Pak ditë më pas, ajo do të festonte 32-vjetorin e lindjes.

Princesha ishte e martuar me kuzhinierin Rishi Singh dhe kanë një djalë 2-vjeçar, të quajtur Maxim.