Ndahet nga jeta ikona e muzikës

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare ikona muzikore e New Orleans, Art Neville (Arthur Lenon Neville).

Këngëtari amerikan ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës.  Lajmin e konfirmoi menaxheri i tij i mëparshëm Kent Sorrell, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes të ikonës muzikore.

Neville ka fituar edhe çmimin Grammy Awards dhe ka marrë një çmim nga organizata “Lifetime Achievement Award”. /Gazeta Liberale