Ndahet nga jeta aktori i “Titanic”

Ka ndërruar jetë aktori David Warner, i cili ka luajtur në filmin legjendar “Titanic”. Warner është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare nga një sëmundje e lidhur me kancerin. Lajmin e hidhur e dha familja e aktorit. Warner ishte i njohur për rolin e ndihmësit Spicer Lovejoy, në filmin “Titanic” të James Cameron të vitit 1997. Ai ka luajtur edhe në filma si The Omen dhe Tron. Kohët e fundit ai u shfaq si Admiral Boom ekscentrik detar në filmin Mary Poppins Returns.