Na takon llokume apo bakllava? Luana Vjollca e pranon më në fund: Jam e… dashuruar

“Jam e dashuruar”, thotë Luana kur e pyesin lidhur me jetën sentimentale. Megjithatë, nëse prisni të pranojë se ka dikë në krah, e keni gabim.

Luana thotë se është e dashuruar me punën. Këtë deklaratë e bëri në kuadër të pyetjeve që ka marrë nga ndjekësit e saj lidhur me emisionin e ri.

“Jam shumë shumë domethënë, e rikuptova në këtë sezon që jam shumë e dashuruar…me punën.”, tha Luana. Kujtojmë që moderatorja është komentuar shumë për romancën me Krenar Çoçaj. Ndonëse thuhet se janë prej shumë vitesh bashkë, ata nuk kanë pranuar kurrë asgjë publikisht.

Më 6 nëntor do jetë episodi i parë i emisionit të Luana Vjollcës “Zemërluana” që do të jetë prime time cdo të dielë në ekranin e Tv Klan.

Ndërkohë, pak ditë më parë Luana Vjollca ka bërë një blerje luksoze. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka zbuluar se ka blerë një shtëpi në Kosovë. Ndonëse nuk ka zbuluar vendodhjen e saktë, ajo shprehet se banesa ndodhet në një zonë malore.

“U bëra me shtëpi në Kosovën time ❤️Zgjodha ta kem në një zonë malore, me ajër të pastër, për të shijuar borën e malet e bukura të Kosovës sa herë që kam nevojë të shkëputem nga smogu i qytetit! #NeëHome”, ka shkruar ajo krahas fotove.