Na mori sytë! Diamanti gjigand në unazën e Lady Gagës na magjepsi! Këngëtarja tha PO! (Foto)

Lady Gaga është një ndër ikonat e muzikës POP por jo vetëm, ajo ka dhe një çmim Oscar në aktrim. Së fundmi ajo ka ndezur thashethemet se po shkon drejt altarit pas disa vitesh lidhje me biznesmenin Michael Polansky. Në daljen e fundit, Gaga u shfaq e veshur kokë e këmbë me të zeza por ajo që ra në sy ishte unaza me gurin e madh prej diamanti që mbante në gishtin e martesës.

Ylli 38-vjeçar i popit është në lidhje me CEO të Parker Group, Michael Polansky që nga viti 2019. Në mars 2023, RadarOnline raportoi se Gaga dhe Polanski, i cili drejton bamirësitë dhe bizneset e ndryshme të bashkëthemeluesit të Facebook, Sean Parker, ishin ndarë për shkak të mosmarrëveshjeve për martesën dhe fëmijët.

“Ata u ndanë disa muaj më parë. Ishte miqësore. Ata janë ende miq ”, tha një burim për Radar Online në atë kohë.

Megjithatë, çifti hodhi poshtë thashethemet në tetor 2023, kur u panë duke ndjekur dy koncerte së bashku në Las Vegas.

liberale.al