“Muzika të lë beqar”, Stresi heq dorë nga kënga?

Reperi shqiptar, stresi është tepër aktiv në rrjetet sociale, ku shpërndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e tij.

Sot, ai ka habitur publikun, pasi bëri një deklaratë, ku tha se në planet e tija të afërta do të heqë dorë nga muzika.

Në një intervistë të bërë ditën e sotshme, ai shprehu se mund të lançojë këngë të reja për 3, 4 vitet e ardhshme dhe më pas do i dedikohet familjes.

I pyetur nëse muzika të pengon, ai u përgjigj duke thënë se: “Muzika të lë beqar”.

“Muzika është adrenalinë shumë e madhe, duhet të stopohem. për tipin tim dhe për mënyrën e jetesës të vrullshme të lë beqar. I lidhur nuk jam, por secili ka atë jetën e tij private, kam një periudhë pushimi,” ka thënë Stresi gjatë intervistës.

Ora News