“Muzika nuk vret”- Këngëtarja shqiptare kundër mbylljes së klubeve të natës: COVID del pas orën 20:00 dhe bën namin

Këngëtarja Xhesika Polo ka dalë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe lounge bareve.

Në një postim në Instagram, ajo bën thirrje kolegëve për ngritje të zërit duke thënë se muzika nuk vret dhe s’ka lidhje me virusin.

Xhesika Polo tha se vendimin e qeverisë nënkuptohet që virusi del pas orën 20:00 dhe bën namin.

“Ahhhh ku po jetojmë të mjerët ne!! COVIDI dilka vetëm pas orës 20:00 ne muzike dhe bëka namin, se ç’lidhje ka muzika me virusin hajde gjeje!! Para orës 20:00 le te digjen bokset, po se mos kalon ora 20:01 seee 🤦🏼‍♀️🤦🏼‍♀️

Le te ngremë zërin te gjithë o ju miq e kolege me te njëjtin hall!!! #muzikanukvret,”- shkroi Xhesika Polo.

Ndërkohë edhe këngëtari Elton Deda doli kundër këtij vendimi duke thënë se: “Kevin Kaceli sapo me dha një mendim te vyer. Ne muzikantet, ti bëjmë Live-t tona nga ora 8 e mëngjesit deri ne 10. Ne këtë mënyrë shijohet kafja e mëngjesit përsëmbari. Faleminderit te gjithëve qe do na mbështesni ne këto orare.”

/Panoramaplus.al