Mungoi në “DWTS Fun Club”: Elvis Pupa tregon arsyen

Elvis Pupa, javën e kaluar nuk ishte prezent në studion e “DWTS Fun Club” për të folur rreth përvojës së tij në garë. Kjo, e irritoi paksa Albi Nakon, i cili e cilësoi si një veprim të frustruar.

Por, Elvisi, përmes një video-mesazhi të dërguar në “Fun Club” sqaroi arsyen pse mungoi, duke shpjeguar se nuk ndihej mirë fizikisht dhe se të ditën e djeshme ndodhej në Itali:

“Siç thotë populli s’paska qenë risk që unë të isha aty në studion e “Fun Club-it në “DWTS”. Të dielën e kaluar nuk isha dot sepse fizikisht nuk ndihesha mirë, kurse këtë radhë ndodhem në Itali, në një event për shqiptarët, që kështu do të flasim nga ky ekrani i vogël këtu”, tha Elvisi.

Më tej, foli për përvojën dhe për arysen se pse nuk performoi shumë mirë në skenë, çka e çoi në eliminim:

“Ju përshëndes të gjithëve. Unë për veten time e kam shijuar, aty e zbulova që kërcimin e bëkam vetëm për qejf. Kur më thonë bëje kështu me rregulla, nuk qenka gjëja ime, nuk e ndjej shumë sepse të mbash mend hapat, pastaj, t’i numërosh ato…Unë jam mësuar t’i çoj këmbët ku më thotë muzika dhe ku të më çojë ritmi, por gjithsesi ia besoj profesionin balerinëve që qenka shumë i vështirë, shumë impenjues dhe ju uroj të gjithëve më të mirën. Unë do jem në skenë gjithmonë kur të kem diçka për të dhënë”, përmbylli ai videon.

Veprimi i Elvis Pupës, duke lajmëruar në moment të fundit se nuk do të ishte në studio. Moderatorja, Kiara Tito, u shpreh: “Elvisi, në moment të fundit, vendosi të mos paraqitej në “Fun Club”. Kiara, tha fillimisht: “E di që prisnit që në krahun tim të djathtë të ishte i eliminuari i radhës, Elvis Pupa dhe do të ishte kështu nëse Visi nuk do të na kishte lajmëruar në momentin e fundit që nuk do të vinte, por Jora (partnerja e tij në kërcim) ka vendosur të vijë sot”.

Jora sqaroi se Elvisi ka arsyet e tij dhe Albi Nako ndërhyri për të thënë: “Jora thotë ka një arsye, por dhe unë kisha një arsye. Rashë sot me gjithë dollap nga kati i dytë, por erdha. E shoh Visin pak të kompleksuar edhe nga situata të premten, me numrin që bëri me Token. Visi e njeh televizionin dhe mosardhja këtu…e shoh shumë të frustruar, të trysnuar. Mund të vinte këtu, të kishte justifikuar situatën me një ndjesë për ditën e premte”.

Gjithsesi, Elvisi e sqaroi mosprezencën e tij dhe shpresojmë që të paaaaktëën të mbyllet një dramë në “DWTS”.

Anabelmagazine