Mund t’i rrezikohet dhe jeta, Emiljano Shullazi do t’i nënshtrohet sot një operacioni

Emiljano Shullazi do t’i nënshtrohet sot një ndërhyrje kirurgjikaleje.

Bëhet me dije se forcat speciale, ato të burgjeve, madje edhe snajperistë do të shoqërojnë eskortën e Emiliano Shullazi do të niset sot drejt ambienteve të Spitalit Shtetëror, Nënë Tereza.

Deri më tani mësohet se i dënuari i regjimit të posaçëm ’41 biss’ do të transportohet nga burgu drejt spitalit “Nënë Tereza” në orën 10:00 të së premtes nën masa të forta sigurie. Kujtojmë se rreth dy javë më parë, ai u dërgua me urgjencë drejt një spitali privat në Tiranë ku kreu disa analiza të nevojshme që përcaktonin gjëndjen e tij jo të mirë shëndetësore.

Shullazi mësohet se është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, e cila mund t’i rrezikojë edhe jetën. Avokati i Shullazit kërkon që ndërhyrja kirurgjikale ndaj klientit të tij të kryhej në një spital privat, por Drejtoria e Burgjeve i ka refuzuar këto opsione, ndërsa lejon që operimi i Shullazit, të bëhet në spitalin publik shtetëror.