“Muaji më i thatë në 30 vitet e fundit. Po përgatitemi për skenarin më të keq”

Veç Europës kontinentale, edhe Britania e Madhe është duke u përballur me thatësirën.

Ekspertët janë shprehur së fundmi se muaji shkurt ka qenë më i thati në 30 vitet e fundit.

Autoritetet britanike kanë ngritur shqetësimin se mund të jetë i nevojshëm kufizimi i ujit.

Thatësira mund të ndikojë ndjeshëm në rajonet bujqësore të ishullit, në lindje dhe Devon.

Shkurti i thatë ka sjellë ulje të ndjeshme të nivelit të ujit të lumenjve.

63 për qind e lumenjve janë nën nivel normal në këtë periudhë të vitit. Po ashtu edhe liqenet.

“Deri më 20 shkurt, prisnim të kishim rreth 71 për qind të reshjeve mesatare të muajit, por deri tani kemi vetëm 36 për qind, 34,5 mm”, tha Qendra Meteorologjike e Britanisë.

“Po përgatitemi për skenarin më të keq të një tjetër vere të nxehtë e të thatë.

Po menaxhojmë burimet ujore për të zvogëluar rrezikun nga thatësira”, thanë autoritetet britanike.