“Mu thye zemra”/ Balerini i njohur tregon momentet e tij më të vështira gjatë udhëtimit nga Ukraina drejt Polonisë

Balerini i njohur, Maksim Chmerkovskiy, ka treguar nëpërmjet disa “InstaStory”-ve të tij rrugetimin dhe momentet që iu desh të kalonte përgjatë udhëtimit të tij me tren nga Ukraina drejt Polonisë.

“Më në fund ia dola të hipi në tren. Ne po shkojmë në Varshavë (shpresojmë). Treni për në Lviv nuk ishte opsionale. Situata në statcionin e trenit është një çmenduri.”– u shpreh balerini.

“Në fillim duket sikur është e menaxhueshme por më pas fillon të bëhet akoma dhe më keq të futesh në tren. Ajo çka mund tju tregoj tani është se jam një burrë i madh që nuk ka asnjë gjë tjetër përvec se një çantë shpine. Eshtë traumatizuese”, tregoi Maksim.

Gjatë rrëfimit të ngjarjes Chmerkovskiy tregoi se momentalisht ndodhej në kabinën e trenit me 4 persona të rritur dhe 7 fëmijë.

“Momentalisht ndodhem në kabinë me katër persona të rritur dhe shtatë fëmijë. Zakonisht mban deri në 30 persona. Na thanë se do të ishim 135 veta. Ka njerëz kudo.”

Më pas balerini tregoi momentin më të vështirë të tij ku pa djalë 8-vjeçarë i cili kishte shpërthyer në të qara pasi nuk dëshironte të ndahej nga babai i tij.

“Ajo çfarë më ‘theu zemrën’ ishte të shikoja një djalë 8-vjeçarë duke qarë dhe duke mos dashur të ndahej nga babai i tij të cilit i tha : Nëse qëndron, do të qëndroj dhe unë sepse nëse të vrasin unë nuk do të kem mundësinë të të ndihmoj”.

Ditën e sotme Maksim ka zbuluar për ndjekësit e tij se më në fund ka arritur në Poloni ku bashkë me shkimin ka vendosur flamurin e saj dhe të Ukrainës bashkë me një emoji me duuart duke u lutur.

Panorama Plus