MSH: 562 të infektuar me koronavirus në Shqipëri

Numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë shkon në 562. Të dhënat u bënë me dije në përditësimin e fundit të Minsitrisë së Shëndetësisë.

Deri më tani janë 26 personat që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ndërsa qytetet me më shumë raste të prekurish janë Tirana dhe Shkodra.

Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë u bë me dije edhe gjendja e pacientëve të shtruarn ë dy spitalet COVID.

Bëhet fjalë për 42 pacientë të shtruar, në terapi intensive janë 10 prej tyre, ndërsa 4 më rëndë ndodhen te “Shefqet Ndroqi”.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.