Mozzik bën gjestin e papritur për Loredanën

Loredana është rikthyer me projekt të ri muzikor.

‘Gallery dept’ është kënga që ka marrë vëmendjen e fansave dhe jo vetëm!

Ky krijim muzikor e ka vënë në ‘lëvizje’ edhe ish-partnerin e saj, reperin e njohur Mozzik.

Ky i fundit ka vendosur ta përkrahë Loredanën duke i shpërndarë këngën në Instagram.

‘Nana e Hanës’ ka qenë mbishkrimi në postim.

Ky gjest dëshmon se marrëdhëniet mes dyshes janë larg pikës së dikurshme kritike të ‘vlimit’.

Ata e kanë tejkaluar tensionin dhe në këtë moment kalojnë aq mirë mes vete, sa edhe për t’i shpërndarë këngët e njëri-tjetrit në Instagram.

/Prive.al