Motra e 52-vjeçarit që ngujoi familjen: E kanë denoncuar se duan të bredhin rrugëve!

E motra e 52-vjeçarit Gjergj Laçi ka reaguar ditën sotme lidhur me ngjarjen që ka shokuar gjithë opoinion publik.

Ajo i ka dalë në mbrojtje Laçit, i cili u arrestua pasi akuzohet se ka mbajtur peng dhe ka dhunuar familjen e tij, teksa mohoi për mediat ndërsa pohoi se i vëllai akuzohet se fëmijët e tij duan të bredhin. Po ashtu ajo tha se Gjergji nuk ishte i sëmurë, por kishte mbaruar dhe shkollën e lartë.

“Ata janë pa rrogë, pa asgjë. Pse nuk e morën atë familje që t’i çonin në punë. I le qeveria deri sa të denoncohet. Pse të shkojë atje, ai të shkojë në punë. T’ja çojnë në shkollë fëmijët. Gruan t’ja çojnë në punë, t’i gjejnë punë pastruese. Ta ndihmojnë këtë familje. Ne jemi në punë, tërë kohës punojnë. Ky t’i qesë këta? Te katër rrugët e Shijakut? Ka dhënë urdhër me e prish shtëpinë.

Gjergji është fiks fare me trunin, s’ka asnjë sëmundje, është vetëm me diabet. Kështu ka thënë doktori. Të shkojnë të arrestojnë doktorin. Nuk i ka dhunuar fare. Ata pretendojnë të dalin, të bredhin rrugëve. S’e ka dhunuar. Ata t’i marrë shteti t’i çojë në gjimnaz. Shtëpinë janë duke ia prishur. Specialist është. Shkollën e lartë ka mbaruar Gjergji. Profesor ka mbaruar Gjergji. Gjergji është njësh fare, i marrshin të keqen kush e shan.”, tha e motra./M.K/dritare.net