Moska vë alarmin: Po na sulmon ushtria ukrainase, kanë hyrë brenda territorit rus dhe po…

Mediat shtetërore në Moskë raportojnë se një grup ushtarësh ukrainas kanë hyrë brenda territorit rus dhe po kryejnë sulme ndaj popullsisë civile.

“Russia Today”, pretendon se një grup sabotatorësh ka kaluar kufirin në rajonin Bryansk dhe ka sulmuar një makinë civilësh duke vrarë një person dhe plagosur një tjetër.

Më tej, media në fjalë raporton se ushtria ukrainase është duke qëlluar me artileri banesat në rajonet Bryansk dhe Kursk, duke shkatërruar banesa civilësh dhe duke vrarë dhjetra persona dhe plagosur shumë të tjerë.

Ndonëse këto pretendime mbeten të paverifikuara, nëse do të ishte e vërtetë, ky do të ishte rasti i parë dhe i rrallë që prej një viti luftë, që ushtria ukrainase realizon sulme të konsiderueshme brenda territorit të agresorit, Rusisë.

Ditën e djeshme, mediat raportuan se ushtria ukrainase kishte nisur një sulm me dronë thellë mbi territorin rus.