Mos ndoshta Xhemi është ylli i filmit të radhës të Eduardit?

Ato që hedhin e presin Arbana dhe Xhemi nëpër foto Instagrami, nuk janë për t’u marrë përherë seriozisht. Si shoqe të ngushta, kanë kodet e tyre që nuk janë dhe aq të zbërthyeshme sa duken. Si shoqe të ngushta dhe personazhe të njohura pastaj, është tjetër histori: herë duke u hedhur rromuze portaleve që çdo gjë e bëjnë lajm dhe herë duke vënë në lojë gazetarët, se e dinë mirë që e hanë karremin, dy shoqet e ngushta argëtohen live dhe online sa të duash.

Por kjo diçitura e sotshme ku Arbana i thotë Xhemit “My movie star” nuk duket si gallatë shoqesh. Nuk është çudi që Xhemi të ketë një rol në një prej filmave të radhës së Eduardit. Komenti i tij teksa iu thotë se këtë pamje do kenë në rol tek filmi, të bën të dyshosh edhe më shumë. Edhe batutat hidh e prit mes Edit, Xhemit dhe Arbanës nuk duken pa gjë. Ka edhe ca komente lindjesh të Xhemit aty, por le të mos lëvizim nga skenari.