Mos ndoshta me këtë mesazh Majk njoftoi largimin nga Babastars?!

Repero Majk herë pas bën postime të çuditshme në rrjetet e tij sociale. Sot përshembull ka patur një reagim të çuditshëm në Instagram që na bën të ngremë disa pikëpyetje. Ai ka shkruar në Instastory një shprehje që na bën të mendojmë se mos ndoshta epokës së tij në BabaStars po i vjen fundi?!

”Një mik xheloz është më i keq se një armik i fshehur miqësor”, ka deklaruar ai. Me kë e ka këtë herë Majk?!

Edhe në daljen e tij të fundit publike tek ZemërLuana, Getoar Selimi zgjodhi të kishte në krah Onat dhe aspak Majkin (që për hir të së vërtetës është më i famshëm dhe ka shumë më shumë hite).

Mos vallë ky thumb është për Getin?!

Kryefjala.com