“Mos ma ngri mua zërin”, çifti i njohur i showbiz-it shqiptar zihen gjatë karantinimit në shtëpi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha është e izoluar në shtëpi me bashkëshortin e saj, Naim Abazin dhe djalin e tyre.
Së fundmi, këngëtarja dhe bashkëshorti kanë qenë në një lidhje direkte me emisionin “Ftesë në 5”, ku Mihrije ka treguar një zënkë që ka pasur me burrin këto ditë.
Këngëtarja ka thënë se burri i ka bërtitur për çajin që ajo i kishte përgatitur dhe Mihrije ia kishte kthyer: “Mos ma ngri mua zërin!”.
Këtë zënkë këngëtarja e ka treguar duke qeshur dhe ka shtuar se pavarësisht të gjithave, dashuria mes tyre nuk mungon.