“Mori fëmijët dhe u largua”, probleme në martesën e Kim Kardashian dhe Kanye West?

Kim Kardashian dhe Kanye West janë karantinuar në shtëpinë e tyre luksoze me katër fëmijët, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Së fundmi është përfolur se martesa mes tyre nuk po shkon mirë dhe se izolimi ka ndikuar shumë, duke bërë që ata të zihen shpesh.

Madje Kanye ka marrë fëmijët dhe është larguar.

Megjithatë një burim për “Hoywoodlife” ka sqaruar se gjërat mes tyre janë mirë, por Kim kishte nevojë të pushonte pak, larg lojërave dhe zhurmës së fëmijëve, duhet të fokusohej tek studimet e saj dhe takimet e biznesit kështu që Kanye u largua për disa ditë me fëmijët.

Burimi shtoi se dyshja po funksionon mirë si gjithmonë si çift, por ashtu si çdo nënë, Kim kishte nevojë të pushonte pak dhe t’i përkushtohej vetes.