Morena Taraku mbërrin në Tiranë, ja kë vizitoi fillimisht krah Stresit

Këngëtarja e njohur e cila është zhvendosur prej kohësh për të jetuar në Turqi, Morena Taraku ka ardhur së fundmi në Tiranë për të vizituar nga afër të dëmtuarit e tërmetit. Prej disa ditësh artistja ka ndarë postime të ndryshme në ‘Instagram-in’ e saj ku ka treguar trishtimin që ka ndjerë për ngjarjen e ndodhur në datë 26 nëntor.

Së fundmi ajo ka vizituar një prej fëmijëve të shpëtuar nga ajo natë, së bashku me Stresin në spitalin e traumës në Tiranë. “Alesio një hero i vërtetë, u hodh nga kati i 5-të dhe shpëtoi. Unë e Stresi që sot e kemi bërë një vëlla të vogël”, ka shkruar Taraku krah fotos ku shfaqet me djalin në ambientet e spitalit.

Me siguri pas këtij momenti, Morena do të vazhdojë me të tjera vizita, teksa ka premtuar se do të gjendet pranë çdo familjeje në nevojë./revistawho.com