Monikës i pëlqen ta bëjë në mënyrë të shëndeteshme dhe në drekë

Monika Lubonja njihet si një të paktat aktore pa komplekse, duke folur pa doreza, teksa për moshën që ka, linjat trupore ia kanë zili edhe vajzat e reja.

Së fundmi, Monika ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit përmes InstaStory-t duke zbuluar shumëçka nga jeta personale.

Nëse të tjerë do t’i shmangnin pyetjet rreth intimitetit, Monika ka zgjedhur t’ju përgjigjet në mënyrë shumë sportive. A ka thënë të vërtetën? Këtë e di vetëm ajo, ne na mbetet ta besojmë.

Monika Lubonja është nxehur me lajmet e ndryshme që shkruhen për të në media. Ajo është kthyer pas në kohën kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” dhe ka postuar dy foto të njërës prej mbrëmjeve, duke theksuar se të gjithë e kanë lakmi.

Sakaq, Monika ka vënë në dukje se gjithmonë do të lutojë për ndjenjat e saj. “Nuk po kuptoj më asgje. Kemi dëshirë të diskutojm gjithmon, mendimin e të tjerëve, te japim e te gjykojmë gjërat e të tjerëve … apo kjo gjë është kthyer në egzistenc në një sëmundje që ka kapur botën, e cila quhet lakmi, për ca klikime.

Jo ore jo, për gjërat e bukura duhet të luftosh për ti pasur e për ti shprehur. E nuk dua asnjë të më gjykoj ndjenjat e mia. Jane të miat dhe vetëm të miat oooo njerëz”, shkruan Monika.