Monica Bellucci flet për herë të parë për lidhjen e saj me Tim Burton: Ai është një shpirt i mrekullueshëm dhe spektakolar

Monica Bellucci ka folur për marrëdhënien e saj me Tim Burton, në një intervistë të dhënë për “Harper’s Bazaar” spanjolle.

Aktorja e famshme italiane ka pozuar në kopertinën e revistës së famshme të modës dhe ka dhënë një panoramë të shkurtër të romancës së saj me regjisorin e njohur, të cilën e ka konfirmuar zyrtarisht pak javë më parë.

Duke diskutuar për partnerin e saj, ajo e quajti Burton “të mrekullueshëm”.

Në veçanti, ajo tha: “Kam gjetur te Tim [Burton] një shpirt të mrekullueshëm. Takova një shpirt spektakolar”.

Romanca e saj me regjisorin amerikan vjen dhjetë vjet pas ndarjes nga Vincent Cassel, me të cilin ishte e martuar për 14 vjet dhe me të cilin ka dy vajza Devan 18-vjeçare dhe Leonie 13-vjeçare.

Duke folur për jetën e saj personale, Monica gjithashtu e përshkroi famën si një ‘thikë me dy tehe’ dhe zbuloi se si përpiqet t’i mbajë private aspekte të jetës së saj.

“Fama është një thikë me dy tehe, shkakton kuriozitet të madh dhe gjithashtu mund të shkaktojë emocione kontradiktore,” shpjegoi ajo.

“Kur nuk jam duke punuar, më pëlqen të bëj një jetë normale – të bëj pazar, t’i çoj vajzat e mia në shkollë”, tha aktorja 58-vjeçare.

Komentet e saj të fundit vijnë pasi Bellucci më në fund konfirmoi romancën e saj me regjisorin 64-vjeçar amerikan në qershor pas disa muajsh lidhjeje.

Ajo konfirmoi dashurinë e saj për Burton dhe u shpreh se sa e lumtur ishte që e takoi, në një intervistë për revistën franceze Elle.

“Çfarë mund të them… Më vjen mirë që takova njeriun, para së gjithash. Është një nga ato takime që ndodhin rrallë në jetë..”, theksoi Bellucci.

“Unë e dua Timin, kam shumë respekt për Tim Burton”, tha modelja.

Duke folur për punën e tij, ajo tha: “Unë e dua këtë botë të ëndrrave ku përbindëshat janë të sjellshëm, sikur ne mund t’i kthejmë anët tona të errëta në diçka të ndritshme, falëse. Filmat e Tim Burton flasin shumë për këtë.”

Dyshja u takuan për herë të parë 16 vjet më parë, por thuhet se kanë filluar të takohen pas ribashkimit në ‘Lumière Film Festival’ në Lyon tetorin e kaluar.

Bellucci, e cila ishte e ftuar nderi në festival, i dha Timit çmimin Lumiere Lifetime Achievement.

Lajmi për romancën e tyre doli në shkurt 2023.

Çifti u pa gjithashtu duke shkuar në një shfaqje të ‘Filmit Dokumentar të heshtur’, të drejtuar në vitin 1895 nga regjisori i ndjerë francez Louis Lumière. Në shkurt, ata u panë duke ndarë një puthje pasionante teksa bënin një shëtitje romantike në ditën e Shën Valentinit.

Bellucci ka qenë beqare që nga ndarja nga artisti Nicolas Lefebvre në vitin 2019. Ajo ishte e martuar më parë me aktorin Vincent Cassel nga viti 1997 deri në vitin 2013.

Burton ishte në një lidhje 13-vjeçare me aktoren Helena Bonham Carter deri në vitin 2014 kur u ndanë. Çifti, i cili nuk u martua kurrë, ka dy fëmijë, Billy dhe Nell.

Ora News