Monica Bellucci dhe Vincent Cassel fotografohen së bashku (FOTO)

Aktorët Monica Bellucci dhe Vincent Cassel kanë një marrëdhënie të mirë pas divorcit. Fotografitë e shkrepura nga paparacët ku janë të dy së bashku në Itali e konfirmojnë këtë gjë.

Monica dhe Vincent qëndruan në Itali dhjetë ditë më parë, me vajzat e tyre Deva (15) dhe Leoni (10).Ata janë fotografuar në një restorant duke darkuar.

Arsyeja e këtij takimi kishte të bënte me xhirimet e Monica-s dhe vajzës se tyre Deva ne liqenin Como në Itali në lidhje me një fushatë të re për shtëpinë e modës “Dolce & Gabbana”, me të cilën Monica ka bashkëpunuar në fillimin e karrierës së saj të modelimit, dhe mori pjesë disa vjet më parë në fushatën e diskutueshme për të treguar lidhjen midis modës dhe fesë.

Pas xhirimeve, Monica shkoi në Greqi, ku gruaja aktuale e Cassel, Tina Kunakey me të cilën u martua në vitin 2018 dhe kanë një vajzë bashkë, po qëndronte në të njëjtën kohë.Monica dhe Vincent kanë qene të martuar nga viti 1999 deri në vitin 2013.