Mona Lisa, këndon “Rap”, Mertenika: Inteligjenca Artificiale po bën çudira, mund të “kthejmë” njerëzit që kemi humbur

Pamjet e Mona Lisës së famshme duke kënduar rap, ka pushtuar rrjetet dhe mediat sociale botërore, të cilat e cilësojnë si një “kryevepër” e Inteligjencës Artificiale.

Eksperti Ermand Mertenika në një intervistë për “Ora News” hodhi dhe një tjetër ide novatore.

“Është shumë e këndshme ajo çfarë po ndodh aktualisht me Inteligjencën Artificiale e cila po bën çudira të shumë-llojshme.

Është argëtuese të shikon portretin e Mona Lisës duke kënduar, por kjo mund të përdoret edhe për të rikthyer njerëzit e dashur të cilët i kemi humbur”, u shpreh ndër të tjera, eksperti Ermand Mertenika.

Ora News