Momenti viral: Eminem surprizon fansat në koncertin e Ed Sheeran

Eminem ka surprizuar fansat në qytetin e tij të lindjes, Detroit, duke iu bashkuar koncertit të Ed Sheeran të shtunën.

Reperi u shfaq në koncert, duke interpretuar këngën e tij ikonike “Lose Yourself”, duke i surprizuar të gjithë. Menjëherë momenti bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Eminem dhe Ed performuan së bashku “Stan”, ndërsa turma duartrokiste e emocionuar. Pas përfundimit të performancës, Eminem shprehu vlerësimet për publikun dhe qytetin e tij.

Reperi dhe këngëtari i “Shape Of You” kanë bashkëpunuar disa herë në këngë: “River”, “Remember the Name” dhe “Those Kinda Nights”.