Mohuan fejesën/ Albi Nako dhe Alba Hoxha arratisen për romancë dashurie në Itali

Koregrafi Albi Nako dhe balerina e tij, Alba Alba Hoxha ndajnë momente turbulluese pas mohimit të fejesës. Edhe pse i mohuan kategorikisht të gjithë zërat se mes tyre kishte një lidhje dashurie, dhe aq më tepër të ishin fejuar, ata shihen sërish bashkë në arratisjen e tyre të fundit në Itali. Mesa duket Albi Nakos dhe Alba Hoxhës nuk u ndahet shpirti nga njëri-tjetri, shkruan Express. Tashmë çifti ka ndarë disa video dhe publikime ku ndodhen sërish në të njëjtin vend, Itali. Udhëtimet e shpeshta, Albi dhe balerina janë shprehur se i bëjnë për shkak të punës. Lajmet e fejesës së mundshme të dy i kanë mohuar në mënyrë kategorike në media, por askush nuk i beson se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se marrëdhënia e punës.