Moderatorja e njohur shqiptare do të bëhet nënë për herë të parë!

Moderatorja e njohur, Xhesi Muçaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Xhesi me anë të një postimi në Instagram, ku shfaqet me partnerin e saj, Oen Nallbani. Në fotot e publikuara moderatorja duket me barkun e rrumbullakosur, krah Oenit.

Po ashtu nuk mungon edhe poza ku ata mbajnë duart mbi barkun e Xhesit, ndërkohë që mund të shohim edhe veshjen e saj speciale për këtë rast.

Ndërkohë Muçaj ka zbuluar edhe gjininë e bebit që pret, duke shkruar në postim: “Nxorra xhiro çunat e mi sot”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhesi Muçaj (@xhesimucaj)

Tani presim të mësojmë emrin që Xhesi dhe Oeni do të zgjedhin për djalin e tyre!

/News31