Moderatorja e njohur jep lajmin e ndarjes nga ministri me foton e tyre nga shtrati

Dashuria mbaroi! Duket se lidhja e dashurisë mes politikanit italian Matteo Salvini dhe moderatores Elisa Isoardi ka mbaruar përfundimisht. Prej disa javësh çifti i famshëm italian po përflitej për ndarjen, por ata nuk kishin konfirmuar asgjë deri më sot. Ishte Elisa ajo që mëngjesin e sotëm vendosi të tregonte se lidhja me ministrin kishte përfunduar, duke postuar një foto intime me të dhe duke i dedikuar disa fjalë të ndjera. “Nuk mungoi ajo që i dhamë njëri-tjetrit, por ajo që duhet të jepnim. Me respekt të madh për dashurinë e vërtetë që ishte. Falemiderit Matteo!” shkruan moderatorja në postimin e saj. Marrëdhënia mes Ministrit të Brendshëm dhe Isoardi-t kishte filluar në vitin 2015, dhe gjatë këtyre viteve ata kishin folur edhe për planet e martesës, sipas Icon Style. “Është një njeri shumë inteligjent dhe i ndjeshëm. E dua, nuk mund të jetoj pa të, ajo është gruaja e jetës sime!” kishte deklaruar më herët Salvini për Elisën.