Moderatorja e njohur çudit me deklaratën e saj: Kam fjetur me dy VIP-a shqiptarë

Me mbylljen e emisionit të saj “Kush vjen për drekë”, moderatorja e njohur Arjola Shehu është tërhequr televizioni dhe nuk ka pasur ende ndonjë projekt të ri.

Por së fundmi ajo ka dhënë një intervistë mjaft ndryshe për emisionin “Pop Culture”. Gjatë intervistës me Kelvi Kadillin, ajo ka cekur pak edhe jetën e saj private, gjë të cilën rrallë e bën Arjola.

Arjola-Shehu-2

E pyetur nga moderatori nëse ka fjetur me ndonjë personazh të njohur shqiptar, Arjola ka lënë gojëhapur të gjithë me përgjigjen: “Jo me një, por me dy personazhe të njohur shqiptarë!”.

A ka qenë shaka e gjitha kjo? Në videon promo që ka publikuar Arjola në “Instagram” shkruan: “Shakaa Shaka! #montazhKompromentues”. Se si është e vërteta do e marrim vesh të shtunën që transmetohet emisioni.

Arjola-Shehu-1