Modelja e njohur tregon transformimin e barkut pas lindjes!

Është një prej modeleve të bëshme më të njohura të momentit, dhe një person tejet i drejtpërdrejtë, cilësi kjo mjaft e vlerësuar nga fansat e saj.

Ashley Graham është e famshme për pozat e saj, por edhe ato pa filtra, në të cilat nuk ngurron të tregojë “difektet” në trupin e saj.Nëna e tre fëmijëve tregon herë pas here për ndjekësit e saj se si i ka ndryshuar trupi pas lindjes. Me postimet në profilet e saj në rrjetet sociale motivon të gjitha gratë që të mos kenë ‘frikë dhe turp’ nga ky ndryshim, por ta duan veten ashtu siç janë.

Së fundmi, Ashley ka postuar në “Instastory” një fotografi ku tregon barkun e saj plot me rrudha, pasojë e shtatzanive.

“Përshëndetje bark i ri! Dukesh shumë ndryshe nga ajo që jam mësuar. Por të vlerësoj”, ka shkruar modelja e kolme. 34-vjeçarja lindi dy djem, të cilët i ka pagëzuar me emrat Roman dhe Malachi, në janar të këtij viti. Ajo së bashku me bashkëshortin e saj 35-vjeçar, Justin Ervin, janë prindër edhe të një djali tjetër.

Bordo