Modeli i njohur shqiptar bëhet baba për herë të tretë

Alessio Alia është bërë baba për herë të tretë dhe lajmin e ka ndarë vetë modeli i famshëm. Me foto nga materniteti, ai ka zbuluar se pse datëlindja e vogëlushit është kaq speciale për të.

“Thonë se 3-shi është numri magjik.
1: Mamaja e tre fëmijëve të mrekullueshëm gëzon shëndet të plotë.
2: Ardhja në jetë e vogëlushit tim Zayn Izaak Alia.
3: Mamaja ime e ka datëlindjen në të njejtën ditë si djali i vogël.
Ju dua të gjithëve. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Alessio në Instagram.

Modeli me famë ndërkombëtare jeton prej disa vitesh në Australi, njëkohësisht vendi i origjinës së bashkëshortes së tij. Katherine Carnie është një terapiste bukurie, ndërsa Alessio e ka bërë të qartë se fokusi i tij primar tashmë është familja. Çifti janë prindër të dy djemve dhe një vajze dhe duken më të lumtur se kurrë. /News31.al