Misteri rreth vdekjes së rreme së TikTok-erit të famshëm turk!

Lajmet mbi vdekjen e personazhit të famshëm turk të TikTok-ut, Yasin Cengiz, pushtuan rrjetet sociale në këtë vend. U spekulua se ai vdiq në moshë të re, por shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur. Shumë VIP-a në Turqi shprehën ngushëllimet për familjen e të riut, i cili poston video duke kërcyer me barkun që i tundet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @yasincengiz0038

Por, disa ditë më pas, vetë Yasin Cengiz postoi në Instagram, duke treguar se është shëndoshë e mirë. Kishte zëra që thonin se Cengiz kishte vdekur si pasojë e mbidozës me heroinë, ndërsa të tjerë thonin se kishte vdekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Gjithsesi, aktiviteti i tij në rrjetet sociale tregon se turku, i cili ka rreth 7 milionë ndjekës në TikTok, është gjallë. Kjo nuk është hera e parë që në TikTok bëhen virale lajme mbi vdekjen e personazheve të famshëm. Në dhjetorin e vitit të kaluar, u përhap lajmi se këngëtarja Cher kishte ndërruar jetë, gjë që u përgënjeshtruar nga vetë ajo, në Twitter.

Top Albania Radio