“Mirënjohëse për ty”, Elvana Gjata kthehet pas në kohë dhe shkruan këto fjalë për mikun e saj të zemrës

Elvana Gjata ka zgjedhur të kthehet 3 vite pas në kohë duke kujtuar momentet më të bukura me mikun e saj, stilistin e njohur Valdrin Sahiti.

“3 vite më parë dhe shumë të tjera që do të vijnë. Mirënjohëse për ty”, ka shkruar Gjata krah postimit ku shihet me Sahitin në makinë.

Nga postimet e ndryshme Elvana dhe Valdrini kanë treguar se gëzojnë një miqësi shumë të fortë që prej fillimesh.

Dyshja ka qenë gjithmonë krah njëri-tjetrit në momentet më të veçanta në jetën e tyre.

Kujtojmë se Elvana ka zgjedhur të vishet përherë nga miku i saj në koncertet e ndryshme apo dhe evenimentet e veçanta, njëjtë si në dokumentimin e albumit të saj të fundit muzikor ‘3 Ep’, i cili u publikua në muajin shkurt të vitit të kaluar.