“Miniera e floririt gati”/ Aktori Agron Llakaj surprizë për fansat, bashkon ‘forcat’ me Ylli Bakën dhe sjell një këngë, i dedikohet…

Llakaj ka postuar një pjesë nga bashkëpunimi në rrjetet sociale, ku bën të ditur titullin “Miniera e floririt”, këngë e cila i kushtohet vendit të tyre, Memaliaj.

Aktori i humorit Agron Llakaj, si asnjëherë më parë, ka vendosur që të sjellë në tregun muzikor një këngë. Llakaj ka bashkuar ‘forcat’ me këngëtarin e muzikës popullore, Ylli Bakën.

Llakaj ka postuar një pjesë nga bashkëpunimi në rrjetet sociale, ku bën të ditur titullin “Miniera e floririt”, këngë e cila i kushtohet vendit të tyre, Memaliaj.

“Me Ylli Baka…edhe pak ditë dhe “Miniera e floririt” është gati… Këngë për vendlindjen tonë Memaliaj. . Ju uroj një muaj të mbarë për të gjithë! Shëndeti mbi gjithçka!”-shkruan aktori.

(kle.mu./dosja.al)