Miliardere dhe 25 vjet më e re, njihuni me të dashurën e re të Tom Cruise

Nga Cher dhe Nicole Kidman, te Penélope Cruz dhe Sofía Vergara, duke kaluar te Katie Holmes dhe duke arritur te Rebecca de Mornay, Tom Cruise ka një histori romncash me shumë personazhe të njohura të spektaklit.

Vetëm një vit e gjysmë më parë ai i dha fund marrëdhënies së tij me Hayley Atwell, e cila kishte filluar pothuajse në të njëjtën kohë me pandeminë. Dhe këtë vit ai u rikthye në lojë. U takua me Shakirën në Çmimin e Madh të Majemit dhe filloi të afrohej më shumë me këngëtaren. Ai i dërgoi lule, por përgjigja e kolumbianes ishte se duhet të ndalonte “flirtin” me të.

Tani, siç raporton “Daily Mail”, aktori ka gjetur sërish dashurinë tek Elsina Khayrova, një grua e njohur ruse, një miliardere 36-vjeçare, e divorcuar nga një oligark diamantesh dhe vajza e një politikani të rëndësishëm.

“Të pandarë”, “duken qartë si çift”, janë disa nga mënyrat se si dëshmitarë të ndryshëm e kanë përshkruar marrëdhënien mes të dyve.