Miley Cyrus në një lidhje me bateristin Maxx Morando? Ja përse fansat mendojnë se ata janë bashkë (Foto)

Përpara organizimit të festës së saj të Vitit të Ri Miley Cyrus është parë duke kaluar kohë me bateristin Maxx Morando në Miami.

Gjatë pushimeve të saj ,këngëtarja u kap në video duke kërcyer me Morandon,në prapaskenë. Në videot e shpërndara në “Twitter” nga fansat, Cyrus dhe Morando,i cili më parë ishte bateristi i “Regrettes” dhe aktualisht është me grupin “Liily”, mund të shihen të kapur për dore teksa këndojnë dhe kërcejnë së bashku.

Disa foto të publikuara nga “Daily Mail”, të dy shihen duke u përqafuar në ballkonin e dhomës së saj. Gjatë shfaqjes, e cila u drejtua nga Pete Davidson, ylli popit debutoi këngën e saj të re të dashurisë “You”, për të cilën fansat kanë spekuluar se mund të ishte shkruar për Morandon.

Së bashku me debutimin e këngës së saj të re, Miley, gjithashtu doli në skenë për shfaqje me Davidson, Brandi Carlile, Saweetie, 24kGoldn dhe motrën Noah Cyrus gjatë shfaqjes. Cyrus pati një incident me veshjen e saj në fillim të shfaqjes, ku hoqi pjesën e sipërme teksa këndonte këngën e saj të vitit 2009 “Party in the U.S.A”. Ajo doli për pak kohë nga skena dhe u kthye, ku u shfaq më pas e veshur me një xhaketë sportive të kuqe.

“Të gjithë po më shikojnë tani”- tha Cyrus, duke theksuar tekstin teksa këndonte. “Unë jam ende me rrobat më të shumta që kam veshur ndonjëherë në skenë”-shtoi ajo.

Ajo është parë dhe më herët duke marrë pjesë në sfilatën e Gucci “Love Parade” në Los Angeles me Morando në nëntor, dhe ajo postoi një foto të tyre së bashku gjatë ngjarjes në “Instagramin” e saj. Romanca e re e mundshme e artistes është mbas ndarjes nga Cody Simpson në vitin 2020. Cyrus dhe Simpson u lidhën fillimisht në mënyrë romantike në tetor 2019, pas ndarjes së saj nga ylli i Hills, Kaitlynn Carter dhe nga ish-bashkëshorti Liam Hemsworth.