Miley Cyrus kishte rol të veçantë në dasmën e nënës së saj

Nëna e Miley Cyrus, Tish Cyrus dhe Dominic Purcell u martuan para miqve dhe familjes, katër muaj pasi shpallën fejesën e tyre. Menaxherja 56-vjeçare e bëri publike me lidhjen e saj me aktorin 53-vjeçar të “Prison Break” në nëntor 2022.

Të shtunën, më 19 gusht, ata shkëmbyen betimet në një dasmë të vogël buzë pishinës në një vend në Malibu, Kaliforni.

Tis Cyrus kishte pranë saj vajzën e saj Miley si shoqëruese nderi. Pjesë e ceremonisë martesore duket se kanë qenë edhe djali i saj, Trace, dhe vajza, Brandi.

Shoqërueset ishin veshur të gjitha blu dhe këngëtarja zgjodhi një fustan me një sup. Dasma vjen më shumë se një vit pasi Tice paraqiti kërkesën për divorc nga këngëtari i country, Billy Ray Cyrus Ata ishin të martuar për gati 30 vjet.