Miley Cyrus dhe Pete Davidson më të afërt se kurrë, por Kim nuk ndihet hiç e kërcënuar

Miley Cyrus dhe Pete Davidson nuk i kishim parë kurrë kaq të afërt sa tek promovimi i shfaqjes së tyre të Vitit të Ri, te Jimmy Fallon.

Por ata janë thjesht miq të mirë dhe Kim e di këtë. Kardashian ka pëlqyer foton që Miley ka postuar, teksa përqafohej me komedianin e ku shkruhej: “Energji e madhe debutimi. Unë dhe Pete jemi zyrtarisht bashkë! Bashkëprezantues në fakt!

Kim dhe Pete ka pak që e konfirmuan lidhjen e tyre, teksa u fotografuan të kapur për dore në Palm Springs.

Ata kanë kaluar shumë kohë së bashku gjatë dy muajve të fundit madje festuan edhe ditëlindjen e 28-të të aktorit në shtëpinë e Kris Jenner./revistawho.com