Mila Kunis: Pendohem që ia shkatërrova ëndrrën Ashton

Aktorja Mila Kunis ka zbuluar së fundmi dëshirën e bashkëshortit të saj Ashton Kutcher.

Në një intervistë për “People”, Mila tregoi se Ashton kishte blerë një biletë për të udhëtuar në hapësirë me anijen “Virgin Galactic” të miliarderit Richard Branson.

Ajo pranoi se u treguar shumë egoiste që nuk e lejoi bashkëshortin por kishte frikë se mos i ndodhte dicka babait të fëmijëve të saj. Isha shumë e stresuar dhe i thashë: ‘Nuk mund të shkosh, do të vdesësh. Avioni do të shpërthejë dhe ti do të vdesësh dhe pastaj do të më lësh vetëm me dy fëmijë.Megjithatë fakti që nuk e lejova atë që të realizonte ëndrrën e tij, ishte shumë egoiste nga ana ime, por unë jam një nënë e re dhe kisha shumë frikë për sigurinë e tij”, rrëfeu aktorja.