Mesazhet në qiell mbi plazhet e Italisë përhapin një teori konspirative për Papa Françeskun

Mesazhet e shfaqura me avionë të vegjël mbi plazhet e Italisë këtë verë kanë përhapur teorinë e konspirative se Papa Françesku nuk është kreu legjitim i Kishës Katolike.

Avionët me mesazhe të çuditshme për Benediktin XVI, ish-kreu i Kishës Katolike, i cili dha dorëheqjen në vitin 2013 për shkak të problemeve shëndetësore, janë shfaqur në qiell mbi plazhet më të populluara të Italisë këtë verë.

“Benedikti ishte në sedes impedita,” shkruhej në një aeroplan të vogël që fluturoi më 27 gusht. Sedes impedita është një term i njohur brenda Vatikanit që përdoret për të treguar se një dioqezë ose kishë nuk është në gjendje të kryejë shërbesën për arsye të jashtme. Sipas teorisë konspirative, Papa ishte i internuar, i burgosur ose me liri të kufizuara.

Në një mesazh tjetër të ngjashëm të shfaqur mbi vijën bregdetare të Lazios më 16 korrik, shkruhej: “Benedikti XVI nuk abdikoi vërtet”.

Mesazhet e çuditshme kanë tërhequr kureshtjen e mijëra plazhistëve, por edhe të mediave vendase. Prej pak kohësh, gazetari Andrea Cionci është përpjekur të përhapë një teori konspirative duke thënë se Papa Françesku është “anti-papa” i vënë në detyrë për të zëvendësuar Benediktin XVI, i cili vdiq më 31 dhjetor 2022, me një figurë më liberale dhe progresive.

Cionci e ka mbrojtur veten duke thënë se ai nuk është një teoricien konspirativ, pavarësisht se disa ekspertë, mbështetës të Papa Françeskut dhe katolikë e kanë hedhur poshtë teorinë e tij.

Anabelmagazine