Meridian Ramçaj rrëfen telefonatat dhe kërcënimet: Ishte Romeo dora vetë/ Ja kush e meriton fitoren e “BBVIP” sipas tij

Opinionisti,Meridian Ramçaj, ka folur për ekperiencën e tij në “BBVIP” dhe tregoi për herë të parë konfliktin e tij në rrjetet sociale pas daljes nga shtëpia me vëllain binjak të Doanld Veshajt, Romeon.

I ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën”, ka treguar se pas daljes së tij nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’, se ka pasur disa përplasje dhe debate të forta, ku një ndër më të komentuarit ka qenë ai me Romeo Veshaj.

Ai zbuloi se ka marrë një telefonatë nga Romeo për t’u takuar dhe vetëm pak minuta më pas, ai kishte bërë një status kundër tij.

‘Pas një statusi që bëra papritur më erdhi një telefonatë që më kërkoi të takohesha. Absolutisht po i thashë mund të takohemi, se ne veriorët e kemi pak pjesën e krenarisë. Kjo ishte pjesa më e bukur, iu përgjigja telefonatës me shumë qytetari, dhe pas 30 minutave më ndodhi e njëjta gjë si në shtëpi, pabesia nga mbrapa. Më pas u bë një status denigrues ndaj meje, dhe u prek ajo pjesa që unë di të reagoj dhe di si t’i nxjerr njerëzit nga vetja. Kush ishte pas telefonit? Romeo, dora vetë!’– u shpreh ish-banori.

I pyetur se kë mbështet dhe kë mendon ai se e meriton fitoren e “BBVIP”, Meridiani ka treguar se në film ishte mbështetës i Donaldit por tashmë është i Ilirit. Ai ka treguar se i vlerëson jerëzit nga loja brenda dhe jo jashtë ku cilësoi se balerini ka dhënë më shumë së të gjithë banorët e tjerë dhe për këtë arsye e meriton ai çmimin e madh.

“Unë kam qënë një nga ata persona që mbëshesja më së shumti Donaldin, por unë i vlerësoj konkurrentët nga ajo çfarë kanë bërë në shtëpi dhe jo nga a jo çfarë kanë bërë jashtë. Nuk besoj se është asnjë aty më lart se Iliri por unë them ajo çfarë kanë bërë në shtëpi. Një që ka debatuar me të gjithë i kanë dalur të gjithë kundra dhe prapë kanë shkuar janë ‘falur’ tek ai sepse ka qenë i drejtë i fortë i prerë gjatë gjithë kohës ka mbajtur një mendim. Unë mendoj që e Meriton Iliri ka dhënë me të vërtetë shumë”,– u shpreh Ramçaj.