Meri paralajmëron këtë shenjë: Magjia e zezë ju ka mbuluar mendjen

Bëhet fjalë për shenjën e Virgjëreshës. Sipas Merit kjo shenjë duhet të çlirohet psikologjikisht pasi është bllokuar, sidomos në jetën personale.

Lexoni horoskopin e publikuar nga Meri Shehu: 

Dashi
Do përballeni sot me një pengesë ligjore apo me një person me influencë që ju ka zënë rrugën e zhvillimit dhe nuk ju lë hapësirë të veproni.

Demi
Planet tuaja për një ecuri me përmasa të reja dhe zhvillim do ndeshen në një pengesë apo hapësirë bosh ku nuk mund të veproni. Kujdes me fiksimet që nuk ju lënë të veproni.

Binjakët
Papritur ju ka zënë nje inat dhe urrejtje e cila nëse nuk kontrollohet mund t’ju shtyjë të bëni gjëra për të cilat do pendoheni, por që janë pak të frikshme.

Gaforrja
Në jetën në çift do ndeshni në një pengesë komunikimi apo do zbuloni një tradhëti e cila ju lë peng po nuk e kapërcyet si ndjesi.

Luani
Dikush me qëllim ju prish planet dhe komunikimet apo takimet që keni në lidhje me punën tuaj. Kryesisht duhet të keni kujdes edhe me shëndetin.

Virgjëresha
Magjia e zezë ju ka mbuluar mendjen në kuptimin që çdo gjë ju duket sikur ju është bllokuar sidmos në jetën personale. Çlirohuni psikologjikisht.

Peshorja
Një ndryshim i madh duhet bërë në çështjet bazë të jetës familjare. Nëse ndjeheni të bllokuar në një vend apo shtëpi ndryshoni vendin apo shtëpinë.

Akrepi
Një pengesë në komunikim apo në planet tuaja ka ardhur pas një takimi me dikë që ju ka ndikuar shumë keq me energjinë e tij. Mund të keni takuar një vampir energjie.

Shigjetari
Një bllokim në çështjet ekonomike duhet parë me kujdes. Duket sikur kuçedra ka bllokuar ujin e burimit tuaj. Kujdes në rrugën që do zgjidhni. Duhet t’ja filloni nga e para duke djegur tokën e keqe.

Bricjapi
Ju do ndjeheni si mjeshtër te errësirës apo njerëzit më me pervojë në fushën e përballjeve të mistershme apo të magjisë së keqe në mendjen tuaj.

Ujori
Të shohësh nga e ardhmja duhet të përdoresh ndriçimin. Do ketë disa përfaqësues të shenjës tuaj që do veprojnë më mirë ne errësirë. Kujdes prej tyre.

Peshqit
Nese ndeshni me nje person qe ju detyron te futeni nen ndikimin e tij dhe kjo ju lodh atehere beni te pamunduren ti largoheni.