Mëngjes i ‘ZI’/ Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, 7 viktima, Putin: Do e pësoni

Lufta ka nisur! Rusia ka goditur me raketa ushtarake territoret e Ukrainës. Deri më tani raportohet për shtatë viktima dhe nëntë të plagosur. Vladimir Putin njoftoi nisjen e operacionit ushtarak në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës dhe minuta më vonë, u lëshuan granatimet dhe raketat e para. Në kryeqytetin e Kievit, një sirenë emergjente është ndezur dhe fotografitë tregojnë rryma makinash që bllokojnë një autostradë të shpejtë ndërsa njerëzit largohen nga qyteti. Rusia ka mohuar të ketë nisur sulmet, ndërsa SHBA ka paralajmëruar se do të shtojë sanksione të reja ndaj Moskës për këtë akt të rëndë që ndërmori. Aktualisht, ambasadorët e NATO-së kanë nisur një mbledhje të jashtëzakonshme.

Putin ka lëshuar një kërcënim direkt për të gjithë ata që do të përpiqen të ndërhyjnë në sulmin e saj ushtarak ndaj Ukrainës. Putin deklaroi se do të ketë pasojë të papara ndonjëherë për këdo që do të kërcënojë Rusinë.

Dëshmitë flasin për një ndjenjë paniku në rritje, me disa që thonë se ata po dërgohen me nxitim në strehimoret e bombave dhe në bodrume. Pamjet kanë treguar njerëz duke u lutur në rrugë, të grumbulluar në grupe.

Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm i Ukrainës, ka postuar në Tëitter një “listë për të bërë” për komunitetin ndërkombëtar në përgjigje të sulmit të Rusisë. Ai thotë se “bota duhet të veprojë menjëherë” dhe “e ardhmja e Evropës dhe e botës është në rrezik”. Ai gjithashtu thotë se bota duhet “të izolojë plotësisht Rusinë”, duke i ofruar Ukrainës armë dhe pajisje, ndihmë financiare dhe ndihmë humanitare.