Melisa dhe Andi konfirmojnë lidhjen, dyshja shihen duke u puthur në klipin e ri

Pas shumë kohësh aludime se janë bashkë, Melisa dhe Andi, dy ish konkurrentë të “Përputhen”, kanë konfirmuar lidhjen e tyre.

Melisa ka publikuar videoklipin e këngës së saj më të re me titull “Leje”, protagonist në të cilin është Andi.

Në këtë këngë, Melisa i këndon Andit që të lëri të dashurën për të. Në fund, ndodh edhe puthja mes tyre, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.