Megan Fox po flirton haptazi me Adriana Lima-n dhe nuk e dimë si ndihet Machine Gun Kelly për këtë!

Prej kohësh, Megan është në një lidhje me reperin Machine Gun Kelly. Dyshja është përfolur gjithnjë në media për stilin moskokëçarës dhe pasionin që tregojnë në çdo foto. Megjithatë, këto ditë ky i fundit ka mbetur paksa në hije sepse të gjithë po flasin për një tjetër dyshe, Adriana Lima dhe Megan Fox. Ups!

Supermodelja ka hedhur një foto të saj bashkangjitur me një të aktores dhe shkruan:

“Megan, nëse ndonjëherë të duhet një binjake për në filma, më thuaj. Kërkesa ime e vetme është… të kemi të njëjtin makeup artist.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adriana Lima (@adrianalima)

Përgjigjja e Megan, që prej kohësh ka folur hapur për biseksualitetin e saj, ishte fiks çfarë (nuk) pritej:

“Po nëse më duhet një e dashur…mund të të shkruaj dhe atëherë? Patrick (makeup artist) mund të përfshihet disi. Ai na lyen, ndërsa shkojmë në një restorant.”

Okay, reperi ka konkurrencë të fortë.

/Anabelmagazine