Megan Fox ndahet nga partneri dhe vjen era tradhti!

Megan Fox ka hedhur dyshimet se është ndarë nga partneri i saj, Machine Gun Kelly dhe duket se shkak ka qenë tradhtia. Aktorja ka shpërndarë një foto duke djegur një letër dhe në sfond ka vendosur një fragment të një prej këngëve të Beyonce, të cilën këngëtarja e ka shkruar kur Jay-Z e ka tradhtuar.

“Mund ta shijosh pandershmërinë”, ka shkruar Megan.

Për më tepër ajo bëri unfollow të gjitha llogaritë në Instagram që ka pasur, përveç aktorit Timothee Chalamet dhe këngëtarëve Harry Styles dhe Eminem, me të cilin partneri i saj ka pasur probleme. Pas një kohe të shkurtër, Megan vendosi ta fshijë fare llogarinë e saj.