“Më theve zemrën”- Adrola Dushi humb personin e dashur të familjes

Adrola Dushi ka ndarë mbrëmë një status në Instastory nëpërmjet të cilit jepte një lajm të trishtë.

Modelja ka humbur një ndër personat e shtrenjtë të familjes: gjyshen.

“E di që kam qenë çdo natë pjesë e lutjeve të tua, por sot më theve zemrën. Pusho në paqe! Do shihemi sërish gjyshe!”, shkroi ajo krahas postimit.

Adrola ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është bashkuar edhe me djalin e saj, Troin.

Pas ndarjes nga bashkëshorti disa vite më parë, modelja nuk ka bërë publike asnjë lidhje tjetër.

Ajo ka treguar pak kohë më parë se i është përkushtuar vetes dhe djalit e në një status në Instastory shkruante se kishte arritur ta shihte veten sërish “me dashuri dhe respekt”.