“Më tha fli me kë të duash aty brenda shtepisë bëj seks”, Albi Nako flet për partneren

Në një intervistë për “Big Brother VIP Fan Club”, para hyrjes në format, Albi Nako ka zbuluar se është në një lidhje me një balerinë.

Duke mos zbuluar emrin e saj, ai tha se është nga Shkodra dhe bashkëjetojnë. I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: “Më tha fli me kë të duash”. Albi shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

I pyetur nëse mendon se do kishte mbështetjen e ish-partneres Klaudia Pepa, Albi nuk e vendosi në dyshim duke u shprehur se gëzojnë respekt për njëri-tjetrin.

“Pa dyshim që po. Ne jemi ndarë në paqe. Unë gëzoj respekt për të, besoj edhe ajo për mua sepse e kam rritur edhe profesionalisht.”

Ora News