Me temperaturë 40, por ngre në këmbë Pallatin e Kongreseve me këngën e saj

Me një këngë ritmike, e mesazhe dashurie, por në gjendje jo të mirë shëndetësore. Manjola Nallbani performon në Pallatin e Kongreseve këngën “Dua” me kompozim të Kledi Bahitit e tekst të sajin shoqëruar me një performancë baleti.

Osmani theksoi se Nallbani këndoi gjatë mbrëmjes së dytë të Festivalit të Këngës e sëmurë me temperaturë 40 gradë, po siç thotë artistja ajo ia beson interpretimin e saj zërit të shpirtit.

Ndërkaq këngëtarja rrëfeu edhe rëndësinë e veçantë që ka kjo ngjarje muzikore për të. “E kam shkelur këtë skenë që 15 vjeç, jam shumë e lumtur që rikthehem. Duhet t’i rikthejmë këtij festivali shijen e dikurshme, pikërisht atë pjesën Fest’, pasi përfunoi kengen.

Mbrëmja e dytë e Festivalit të Këngës, kulmon me rikthimin në këtë garë pas 25 vitesh të këngëtares Elsa Lila. Ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur këngëtarja para performancës, por siç konfirmon moderatorja Arbana Osmani, kënga “Evita” me të cilën ajo merr pjesë në festival, i dedikohet së bijës që mban këtë emër, e cila po ashtu është e pranishme në Pallatin e Kongreseve.

Lila është gjithashtu autore e tekstit prekës ku shpreh pritjen e gëzimin për lindjen e së bijës. Ajo zjodhi për këtë performancë dirigjentin italian Enrico Melozzi, që siç nënvizoi Osmani, vjen nga Sanremo.

Artistja në fund të performancës, u prit me duartrokitje nga publiku.Në Festivalin e Këngës Lila ka lënë gjurmë me këngë si “Larg urrejtjes” dhe “Pyes lotin”, ndërsa në vitin 2007 mori pjesë edhe në “Sanremo” në Itali. Ndërkaq rikthimi i saj vjen pas problemeve me drejtësinë kohëve të fundit.